Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një person
BKT
Kronika

Arrestohet pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një person

Në Pejë, të dielën është arrestuar një person nën dyshimin për sulm fizik ndaj një personi tjetër.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Pejës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje./F.C/

Raporti i plotë:

Rr.Sadri Kelmendi, Pejë, 06.03.2022-21:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht  viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Pejës. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika