Qytetarit i vidhet makina që e parkoi para një marketi
BKT
Kronika

Qytetarit i vidhet makina që e parkoi para një marketi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Prishtinë i është vjedhur makina.

Siç njofton policia, ai ka thënë se makinën e kishte  lënë të ndezur dhe të parkuar para një marketi në rrugën “Rilindja”, në Prishtinë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Rilindja, Prishtinë 07.03.2022 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura e tij me targa vendore të cilën e kishte lënë të parkuar dhe të ndezur para një marketi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika