Plagoset një person në Gjakovë, dërgohet në QKUK
BKT
Kronika

Plagoset një person në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur me armë zjarri në Gjakovë.

Policia bën me dije përmes raportit se viktima pasi u trajtua në spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Viktima mashkull  kosovar  pas tretmani mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK, pasi që është plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave. Njësia policore ka arrit të arrestoj një të dyshuar mashkull  kosovar  dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.


MË SHUME NGA Kronika