Nesër hapet Panairi i Edukimit, ofrohen mundësi studimi jashtë vendit
BKT
Kosovë

Nesër hapet Panairi i Edukimit, ofrohen mundësi studimi jashtë vendit

Nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të hapet Panairi i Edukimit, ka njoftuar sot komuna e Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se nesër, me datë 12.03.2022, në orën 10:00, do të hapet Panairi i Edukimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e komunës.

Ky panair ofron mundësi për studentët e Kosovës të studiojnë në universitete ndërkombëtare.

“Panairi i Edukimit ofron mundësi të ndryshme studimore në universitetet ndërkombëtare dhe jep informata të hollësishme për kritere dhe specifika të universiteteve përkatëse”, është dhënë sqarimi në nga komuna e Prishtinës.

Panairi organizohet nga komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Wiseword Kosova.

Përgatiti: Kimete Kasumi


MË SHUME NGA Kosovë