09:09 / 12.03.2022
Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohet një person
Të premten në fshatin Runik, në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.
Sipas raportit të policisë, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
"I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia, ka goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar ", thuhet në raport.
/F.Cërvadiku/























