11:39 / 12.03.2022
Arrestohet një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje
Në fshatin Shkabaj të Obiliqit, të premten është arrestuar një i dyshuar, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë.
Në bazë të raportit policor, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
/F.Cërvadiku/























