12:11 / 12.03.2022
Dyshohet se sulmoi fizikisht vëllaun e tij, arrestohet
Në Prishtinë, të premten është arrestuar një person, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij.
Këtij të fundit më pas i është ofruar tretman mjekësor.
Bazuar në raportin policor, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/F.Cërvadiku/























