12:48 / 12.03.2022
Lëndohet një person nga një aksident trafiku në Vushtrri
Në rrugen "Dëshmorët e Kombit", në Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve dhe një motoçiklete.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi motoçikletës.
I njëjti është hospitalizuar dhe është duke marrë trajtim mjekësor.
/F.Cërvadiku/























