15:05 / 12.03.2022
Në SHSKUK po trajtohen 9 pacientë me Covid
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim mjekësor janë duke marrë 9 pacientë me Covid dhe 11 të negativizuar, post-Covid.
Siç bëhet e ditur, 12 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 3 pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
/F.Cërvadiku/























