Arrestohet një person nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar
BKT
Kronika

Arrestohet një person nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar

Të enjten në Ferizaj, është arrestuar një person nën dyshimin për kanosje ndaj personit zyrtar.

“I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar me grushte dhe shqelma një zyrtar policor”, thuhet në raportin e policisë.

Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kronika