14:37 / 23.03.2022
Arrestohet në Gjakovë një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Në rrugën “Marin Barleti”, në Gjakovë, të martën është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit policor, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, që i është bërë nga njësiti policor, janë gjetur një pistoletë dhe një thikë, po ashtu gjatë bastisjes, është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me gaz.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/F.Cërvadiku/























