Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se kanosi një zyrtar policor
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se kanosi një zyrtar policor

Të mërkurën, në fshatin Slivovë të Ferizajit, është arrestuar një person nën dyshimin për kanosje

Në bazë të raportit 24 orësh të policisë, i njejti është arrestuar pasi dyshohet se kanosi një zyrtar policor.

“Viktima, zyrtar policor ka qenë në detyrë, është kanosur nga i dyshuari mashkull  Kosovar”, thuhet në raport.

Prokurori i shtetit është konsultuar në lidhje me rastin dhe ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kronika