15:28 / 25.03.2022
Dyshohet për armëmbajtje pa leje, arrestohet
Në fshatin Svircë, në Kamenicë, të enjten është arrestuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte ai është gjetur dhe konfiskuar një revole me 7 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























