08:43 / 29.03.2022
Rrahu nënën për shkak të një mosmarrëveshje, arrestohet i riu në Ferizaj
Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 17:00 në fshatin Koshare të Ferizajt.
Lidhur me rastin, policia njofton se ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.K, i moshës 20 vjeçare.
I njëjti për shkak të një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij me inicialet V.K, e moshës 47 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin për media.























