10:47 / 29.03.2022
Prishtinë, arrestohet pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës dhe babait
Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe babait të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe babait të tij, dytë kosovarë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
/F.Cërvadiku/























