09:10 / 30.03.2022
Kërcënoi një femër se do t’ia shpërndajë fotografitë, arrestohet
Një person është arrestuar ditën e martë në Obiliq.
Policia bën të ditur se ai kishte shantazhuar një femër, se do t'i shpërndajë fotografi dhe video incizime në rrjetin social Facebook.
“Obiliq 29.03.2022 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër kosovare, duke shpërndarë foto dhe video incizime në rrjetin social Facebook”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje.























