09:48 / 31.03.2022
Humbi jetën derisa rregullonte traktorin
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e mërkurë në Rahovec, ku një person ka humbur jetën.
Policia bën të ditur se viktima mashkull derisa ishte duke rregulluar traktorin në oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:05.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke e rregulluar traktorin ne oborrin e tij, traktori ka lëvizur me ç ‘rast i njëjtit ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas me autoambulancë është nisur në drejtim të QKUK dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve.























