09:52 / 31.03.2022
Arrestohet një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje
Në fshatin Remnik, në Viti, të mërkurën është arrestuar një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
“Është arrestua.r i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 8 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
/F.Cërvadiku/























