09:58 / 31.03.2022
Lëndohen dy persona nga një aksident trafiku në Dragash
Të mërkurën në fshatin Zym në Dragash, është raportuar për një aksident trafiku.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
/F.Cërvadiku/























