Një person arrestohet nën dyshimin për kanosje
BKT
Kronika

Një person arrestohet nën dyshimin për kanosje

Në rrugën “Idriz Seferi”, në Kaçanik, të mërkurën është arrestuar një person nën dyshimin për kanosje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kronika