Dyshohet se tentuan të kontrabandonin ari, kapen dy persona në Bërnjak
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bërnjak ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin tentuar të kontrabandonin ari.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit atyre u është gjetur dhe konfiskuar ari në peshë rreth 240 gramë, i padeklaruar, kurse dhe automjeti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“PKK-Bërnjak 01.04.2022-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit nga njësitet policore të DHTN-së dhe njësia K-9, te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar ari në peshë rreth 240 gramë, i pa deklaruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa malli i konfiskuar dhe automjeti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e zyrës për informim e Policisë së Kosovës./RTKlive























