16:44 / 04.04.2022
Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe autobusi në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se aksidenti ka ndodhur më saktësisht në fshatin Lluzhan rreth orës 13:00.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar”, deklaroi ai.
Ndërkaq, policia nuk ka dhënë detaje tjera rreth shkaktimit të aksidentit.























