09:16 / 11.04.2022
Merr para duke mashtruar se do të përfitojnë grante në ministri
Tre persona kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marrë para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Graçanicë. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.























