12:02 / 11.04.2022
Po luanin bixhoz, arrestohen 15 persona në Ferizaj
15 persona janë arrestuar në Ferizaj pasi të njëjtit po zhvillonin lojëra të fatit në një lokal në Ferizaj.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi.Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.























