09:24 / 14.04.2022
I vdes nëna, ankohet në vonesën e ndihmës së parë
Një person ka informuar se nëna e tij ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.























