10:35 / 20.04.2022
Gjendet një qese me drogë në Burgun e Dubravës
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar se zyrtarë të Burgut të Dubravës kanë pranuar informata se gjatë patrullimit të bërë, kanë gjetur një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike.
Tutje, bëhet e ditur se është gjetur një qese e mbushur me 51 toptha të vegjël të mbushur me substancë që i përket llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 105 gramë.
Më tej tregohet se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetim.























