54 të akuzuar për 24 orë në Kosovë
BKT
Kronika

54 të akuzuar për 24 orë në Kosovë

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroritë Themelore kanë ngritur 49 aktakuza në nivel vendi.

Të 49 aktakuzat përfshijnë 54 persona të të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe janë bërë pesë 5 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë 7 persona dhe ka ngritur 21 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 4 aktakuza kundër 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar3 persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të tre 3 personave, si dhe, ka ngritur shtatë 7 aktakuza, kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur  8 aktakuza kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit,kundër 1 personi të dyshuar.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 4 persona, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi, si dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër pesë 5 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.(J.M)


MË SHUME NGA Kronika