14:50 / 21.04.2022
Arrestohet i arratisur nga Qendra Korrektuese
Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar sot një person i cili ishte në kërkim.
Sipas Policisë ai po kërkohej për veprën arratisje e personit të privuar nga liria.
Pas procedurave të nevojshme, N. M. (31), është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë.
Rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë, më 7 mars 2022.























