Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa të lënduar
BKT
Kronika

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa të lënduar

Një aksident i rëndë në mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Sipas informatave, në aksident kanë pësuar lëndime disa persona, të cilët janë parë të shtrirë në rrugë.

Bëhet e ditur se më vonë, në vendin e ngjarjes, kanë dalë policia dhe autoambulanca.

Si rrjedhojë e këtij aksidenti, në këtë aks rrugor janë shkaktuar edhe kolona të gjata.


MË SHUME NGA Kronika