08:49 / 25.04.2022
Shtetasi i Serbisë arrestohet në Vërmicë
E.H
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Vërmicë.
Ai është arrestuar pasi që kishte tentuar t’i jepte ryshfet policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€.Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndryshe për 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 13 persona tjerë.























