Vdes pasagjerja e lënduar në aksidentin e djeshëm
BKT
RTK
Kronika

Vdes pasagjerja e lënduar në aksidentin e djeshëm

E.H

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka ndërruar jetë pasagjerja e cila ishte lënduar dje në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Korreticë të Epërme.

Deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e vozitëses femër, ku si pasojë kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ishte rrokullisur.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare  dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë,  vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.

Ndryshe përpos këtij adsidenti me fatalitet gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur edhe 10 aksidente me të lënduar dhe 34 tjera me dëme materiale.


MË SHUME NGA Kronika