Komuna e Mitrovicës liron hapësirën e uzurpuar
BKT
Kosovë

Komuna e Mitrovicës liron hapësirën e uzurpuar

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka urdhëruar pronarin e një subjekti afarist në rrugën , ‘Afrim Zhitia’ që të lirojë këto hapësira, pasi i njëjti kishte uzurpuar ato.

Një njoftimin e komunës thuhet se ‘personi përgjegjës i subjektit afarist ka vendosur aneksin me shtylla metalike me gjatësi prej 12,00 x 3,60 metra, pa leje adekuate nga organet komunale’.

“Përveç mungesës së lejes kompetente, arsye shtesë pse është larguar konstruksioni metalik ishte edhe vlerësimi i inxhinierit të ndërtimit, pasi që është objekt i vjetër dhe është amortizuar pllaka e betonit, ndërkohë që shtyllat metalike kanë një peshë të rëndë. Më këtë rast, inspektorët komunal kanë obliguar personin përgjegjës që në afat të menjëhershëm ta largoj aneksin e vendosur dhe hapësirën publike ta kthej në gjendje të mëparshme, përndryshe do të merren masa ligjore”, vazhdon njoftimi.

 


MË SHUME NGA Kosovë