09:15 / 28.04.2022
Pas mosmarrëveshjes goditet një person me veturë
Policia ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë një person tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:55 në rrugën “Nobert Jokli”, në Prishtinë.
Në në raport thuhet se, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndryshe për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 28 persona dhe ka shqiptuar 1996 gjoba trafiku.























