09:24 / 28.04.2022
Sulmuan policët, arrestohen katër persona në Istog
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se të njëjtit edhe kanë ofenduar zyrtarët policorë.
“Istog, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport.
Për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsejtë 28 persona dhe ka shqiptuar 1996 gjoba trafiku.























