10:26 / 01.05.2022
Tentoi të vjedhë në një market, arrestohet
Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi që i njëjti ka tentuar të vjedhë në një market.
"Personi dyshohet se edhe më herët ka kryer disa vjedhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë.























