08:43 / 02.05.2022
Vetaksident në Ferizaj, humb jetën shoferi
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshtatin Softaj të Ferizajt.
Policia e Kosovës përmes raprotit 24 orësh tha se aksidenti ka ndodhur të dielën pasi viktima derisa po e drejtonte veturën për shkaqe të panjohura ka dalë jashtë rruge.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura del jashtë rruge dhe aksidentohet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupoi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë, /F.S























