Dhjetë të lënduar në një aksident në Abri të Epërme
BKT
Kronika

Dhjetë të lënduar në një aksident në Abri të Epërme

Arlinda Sejda / RTK

Dhjetë persona kanë marrë lëndime, si pasojë e një aksidenti në Abri të Epërme të Drenasit, në të cilin kanë qenë të përfshirë pesë vetura.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.


MË SHUME NGA Kronika