​Shtatë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan
BKT
Kronika

​Shtatë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Shtatë persona kanë marrë lëndime, si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore, si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.


MË SHUME NGA Kronika