Policia jep detaje shtesë për vdekjen e 26 vjeçarit në Suharekë
BKT
Foto: RTK
Kronika

Policia jep detaje shtesë për vdekjen e 26 vjeçarit në Suharekë

E.H

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 26-vjeçarit në fshatin Greikoc të Suharekës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:55, në fshatin Greikoc të Suharekës.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku.

“Në spitalin rajonal në Prizren është sjell i plagosur me armë zjarri një mashkull kosovar. Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47, një karikator dhe tre fishek si dhe janë vërejtur disa njolla gjaku. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika