09:31 / 05.05.2022
Vdekje e dyshimt në Fushë Kosovë
Valbona Thaçi/RTKLive
Një person është gjetur i vdekur dje (e merkur) me datë 04.05.2022 në Fushë Kosovë rreth orës 15:00.
Viktima është mashkull kosovar, i cili u gjet i shtrirë në rrugë, thuhet në raportin e policisë.
Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjarëve.























