44 aktakuza për 24 orë
BKT
Kronika

44 aktakuza për 24 orë

Valbona Thaçi/RTKLive.com

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e gjashtë aktakuza kundër tridhjetë e dy personave për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar vetëm dy persona për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një person, dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër gjashtë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar, përderisa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Poashtu Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në tri raste të ndara dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet një njoftimin e Prokurorit të Shtetit.


MË SHUME NGA Kronika