15:34 / 05.05.2022
Dështon futja ilegalisht e një telefoni në burgun e Dubravës
Kimete Kasumi/ RTKLive
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e një telefoni mobil brenda qendrës.
Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një resho elektrik, e kanë gjetur telefonin i cili ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar, njofton ShKK.
Lidhur me këtë rast, bëhet e ditur se oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të, është veçuar.
“…dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftimin për media.
"Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit".























