Policia arreston një të dyshuar për narkotik
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Policia arreston një të dyshuar për narkotik

Emine Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten pasdite një person në Vushtrri, nën dyshimet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit policor, të dyshuarit 23-vjeçar, me inicialet G.A., iu gjetën në çantën e krahut 77 qese me substancë narkotike, me peshë 66 gramë si dhe 1 sprej.

“Në cilësi të të dyshuarit, është intervistuar G. A. shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masën e ndalimit policor“, thuhet në njoftim.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave.

 


MË SHUME NGA Kronika