09:50 / 06.05.2022
Sulmohet një burrë në Lipjan teksa po punonte në lokal
Kimete Kasumi/ RTKLive
Është sulmuar nga persona të panjohur një burrë në Lipjan, teksa po punonte në lokal.
Policia njofton se në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në lokal, persona të panjohur e kanë kryer ndaj tij veprën penale të lartëcekur. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.























