​Arrestohet i kërkuari për vjedhje të pyjeve
BKT
Foto: RTK
Kronika

​Arrestohet i kërkuari për vjedhje të pyjeve

Emine Hoti /RTKLive.com

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten në Kaçanik personin e kërkuar për vjedhje të pyjeve.

I arrestuari me inicialet R.T, 35 vjeç, ishte i dënuar me burgim.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale  “Vjedhje e pyjeve“ me dënim burgimi prej 120 ditëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dënuari është dërguar në burg.


MË SHUME NGA Kronika