09:16 / 07.05.2022
Vdekje e dyshimtë në Çagllavicë
Valbona Thaçi/RTKLive
Një person është gjetur pa shenja jete në një market në Çagllavicë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, njofton raporti i Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, thuhet në raport.























