Lëndohet një punëtor në Fushë Kosovë
BKT
Foto: RTK
Kronika

Lëndohet një punëtor në Fushë Kosovë

Emine Hoti /RTKlive

Policia njofton se një person ka pësuar lëndime, pasi që ka rënë nga një lartësi prej 3.5 metra.

Deri te aksidenti ka ardhur pasi që viktima mashkull ishte duke punuar në një konstruksion metali.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30 në Fushë Kosovë, ndërsa viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej  3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës.


MË SHUME NGA Kronika