Ndalohet shtetasi turk i dyshuar për kontrabandim me migrantë
Emine Hoti /RTKlive
Policia e Kosovës njofton se është ndaluar për intervistim një shtetas turk të cilit gjatë kontrolles në kamion i janë hasur dy maroken pa dokumente të identifikimit.
Policia raporton se vetura me të cilën ky person po tentonte të kontrabandonte migrantë ishte në pronën e një kompanie kosovare.
“Një mashkull Turk Shtetas i Turqisë i cili ishte me kamionin e tij me rimorkio, me targa të Kosovës -pronë e një kompanie kosovare dhe i cili vinte me mallra nga Turqia është kontrolluar nga zyrtarët policor dhe në rimorkio janë hasur dy persona marokien pa dokumente te identifikimit. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësite relevante”, njofton policia.
Po ashtu lidhur me rastin mbetet që i dyshuari së bashku me pronarin e kompanisë të paraqiten për intervistim.























