Aksidentohet një fëmijë në Skënderaj
Foto: RTK
Kronika

Aksidentohet një fëmijë në Skënderaj

Emine Hoti/RTKlive

Një fëmijë katër vjeç është aksidentuar të martën nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skënderajt, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vetura drejtohej nga një fëmijë.

Siç thuhet në raport, viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK në Prishtinë,  Sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull  kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

Ndryshe, Policia bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

 Njoftohet se Policia ka shqiptuar edhe 1994 gjoba për ngasësit në trafik.


APR