Dërgohet në mbajtje i dyshuari që sulmoi profesoreshën e mjekësisë
Foto: RTK
Kronika

Dërgohet në mbajtje i dyshuari që sulmoi profesoreshën e mjekësisë

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për sulmin ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Sipas policisë i dyshuari ka shkuar në zyrën e viktimës dhe e ka sulmuar fizikisht.

“Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të të dyshuarit”, thuhet në raport.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuar në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.  

Ndryshe, Policia bën të ditur se për 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona, 16 janë dërguar në mbajtje dhe një në ndalim policor.


APR
Romay Lift